20 Nëntor 2019

Avokatja E Popullit Të Shqipërisë Merr Pjesë Në Seminarin Ndërkombëtar Të Mobilitetit Human Në Kolumbi


AVOKATJA E POPULLIT TË SHQIPËRISË MERR PJESË NË SEMINARIN NDËRKOMBËTAR TË MOBILITETIT HUMAN NË KOLUMBI

Avokatja e Popullit të Shqipërisë, Erinda Ballanca është duke përfaqësuar këto ditë ENNHRI (Rrjetin Europian të Institucioneve të të Drejtave të Njeriut), në Seminarin Ndërkombëtar të Mobilitetit Human që zhvillohet në Medelin të Kolumbisë.

Veprimtaria zhvillohet në kuadrin e GANHRI-t i cili është organizmi ndërkombëtar që grupon institucionet më të rëndësishme të të drejtave të njeriut nga çdo kontinent.

Migracioni është tema e konferencës së sivjetshme duke qenë një nga dukuritë më shqetësuese globale për të cilën nuk ka zgjidhje të thjeshta.

Është e nevojshme të zbatohen standardet ekzistuese ndërkombëtare e rajonale të të drejtave të njeriut për të gjithë emigrantët, azilkërkuesit dhe refugjatët si dhe të ofrohen rrugëzgjidhje ligjore më efektive.