13 Nëntor 2019
Avokati I Popullit Dënon Sulmin E Dhunshëm Ndaj Një Pjesëtareje Të Bashkësisë Lgbtiq
Avokati i Popullit dënon me forcë dhunën e ushtruar ndaj pjesëtares së komunitetit LGBTIQ në Shqipëri.
Avokati i Popullit nxit institucionet publike, policinë e shtetit, prokurorinë dhe institucionet e tjera ligjzbatuese që ta zbardhin sa më parë ngjarjen duke u dhënë një ndëshkim shembullor personave përgjegjës për këtë akt turpërues dhune si fizike ashtu dhe psikologjike.
Avokati i Popullit do të vazhdojë të kërkojë në çdo rast e rrethanë, respektimin dhe garantimin e te drejtave të komunitetit LGBTIQ që janë të drejta të njeriut.