Avokatja E Popullit Pjesëmarrëse Në 25 Vjetorin E Komisionit Europian Kundër Racizmit Dhe Intolerancës
![AVOKATJA E POPULLIT PJESËMARRËSE NË 25 VJETORIN E KOMISIONIT EUROPIAN KUNDËR RACIZMIT DHE INTOLERANCËS](/media/manager/website/articles/71473602_2167245033379758_528347287408082944_n.jpg)
Avokatja e Popullit Erinda Ballanca është duke marrë pjesë në konferencën që po zhvillohet me rastin e 25 vjetorit të themelimit të Komisionit Europian kundër Racizmit dhe Intolerancës (ECRI), në Paris.
ECRI shërben si një forum në të cilin trajtohen të gjitha rastet e racizmit dhe intolerancës në vendet anëtare të Këshillit të Europës ku bën pjesë edhe Shqipëria.
Institucioni i Avokatit të Popullit si më i madhi që mbron të drejtat e njeriut në vendin tonë është vazhdimisht i angazhuar në iniciativat e ECRI-t.
25-vjetori i ECRI-t i cili sivjet përkon edhe me 70-vjetorin e Këshillit të Europës, synon të krijojë mundësinë për të diskutuar rreth progresit të arritur deri tani nga ky komision, të shqyrtojë gjendjen aktuale si dhe të eksplorojë sfidat dhe mundësitë e tejkalinit të tyre në të ardhmen.