8 Maj 2026

Avokati I Popullit: Integrimi Europian Matet Me Distancën Midis Ligjit Në Letër Dhe Ligjit Në Praktikë


AVOKATI I POPULLIT: INTEGRIMI EUROPIAN MATET ME DISTANCËN MIDIS LIGJIT NË LETËR DHE LIGJIT NË PRAKTIKË

Pesë të vdekur në burgjet shqiptare midis fundit të janarit dhe fillimit të prillit, të paktën dy nga arrest kardiak. Me këtë tablo Avokati i Popullit, z. Endrit Shabani, hapi sot fjalën e tij në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian.

"Distanca midis protokollit në letër dhe trajtimit në praktikë po matet me jetë të humbura", theksoi z. Shabani. Sipas tij, Raporti i Vlerësimit të Standardeve të Përkohshme (IBAR) nuk do të masë numrin e kapitujve të hapur, por shkallën në të cilën reformat ndihen nga qytetari shqiptar.

"Ne kemi një ligj kundër diskriminimit që lexohet mirë në Bruksel, integrimi europian fillon një fëmijë egjiptian nuk ka pengrsa oër tu regjistruar në kopsht, apo kur grua trajtohet njësoj si çdo qytetare tjetër në një qendër shëndetësore,"-tha Avokati i Popullit. 

Të njëjtën logjikë e ilustroi edhe me skemën aktuale të kompensimit të pronave, ku ish-pronari merr jo më pak se 10 për qind të vlerës aktuale kadastrale. 

Z.Shabani parashtroi dy propozime konkrete: së pari, rritje të dedikuar buxhetore nga Kuvendi për sistemin e burgjeve dhe paraburgimeve; së dyti, detyrim ligjor që institucionet publike të raportojnë shkallën e zbatimit të rekomandimeve të institucioneve të pavarura.

"Ne në institucionet e pavarura jemi ata që marrim ankesat kur palët politike janë të zëna duke u marrë me njëra-tjetrën", nënvizoi Avokati i Popullit.

 "Pikërisht ky pozicion na bën të dobishëm për procesin europian, sepse i shohim problemet me synim t’i zgjidhim, jo t’i përdorim, dhe jo t’i fshehim",-përfundoi Shabani.

Fjala e plotë