21 Maj 2026

Avokati I Popullit Ndërhyn Pranë Homologut Izraelit Për Shtetasin Shqiptar Baki Goxhaj


Avokati i Popullit ndërhyn pranë homologut izraelit për shtetasin shqiptar Baki Goxhaj

Avokati i Popullit i Republikës së Shqipërisë, z. Endrit Shabani, është vënë në kontakt me homologun e tij izraelit, z. Matanyahu Englman, duke kërkuar garanci të plota për të drejtat, integritetin fizik dhe trajtimin e shtetasit shqiptar Baki Goxhaj, të ndaluar nga autoritetet izraelite gjatë ndërhyrjes ndaj nismës humanitare "Global Sumud Flotilla".

Mbrojtja e të drejtave të shtetasve shqiptarë është detyrim kushtetues që z. Shabani e ushtron në cilësinë e drejtuesit të Institucionit të Avokatit të Popullit. Ai po e ndjek çështjen nga afër edhe në cilësinë e tij si President i Organizatës së Avokatëve të Popullit të Mesdheut (AOM).

Z. Shabani u shpreh se ka besim që Kontrollori i Shtetit i Izraelit do të angazhohet me përgjegjshmëri për të garantuar një trajtim dinjitoz të z. Goxhaj, në përputhje me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe me parimet që na bashkojnë në hapësirën mesdhetare.

Përtej rrugëve diplomatike që po ndiqen nga shteti shqiptar, Institucioni i Avokatit të Popullit do të jetë i pranishëm dhe i palëkundur në mbrojtje të z. Goxhaj, derisa siguria, të drejtat dhe kthimi i tij i sigurt të garantohen plotësisht