8 Prill 2022

Avokati I Popullit I Bashkohet Tubimit Solidarizues Me Ukrainën


AVOKATI I POPULLIT I BASHKOHET TUBIMIT SOLIDARIZUES ME UKRAINËN

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca dhe anëtarë të stafit të Institucionit iu bashkuan sot një aktiviteti solidarizues me popullin e Ukrainës dhe kundër agresionit pushtues mbi të.

Tubimi ishte thirrur nga organizata rinore vendase dhe u organizua nga Bashkia e kryeqytetit.

Avokati i Popullit të Shqipërisë rreshtohet me vlerat e paqes dhe dinjitetit njerëzor kundër luftës dhe diktatit imponues të më të fortit mbi të dobëtit.