11 Nëntor 2026

Avokati I Popullit Kërkon Mbështetjen E Kuvendit Për Të Forcuar Institucionin: Duam Inspektorë Në Terren, Fuqizojmë Zyrat Rajonale


Avokati i Popullit kërkon mbështetjen e Kuvendit për të forcuar institucionin: Duam inspektorë në terren, fuqizojmë zyrat rajonale

Avokati i Popullit kërkoi sot nga Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale mbështetje për fuqizimin e institucionit.

“Financimi i parashikuar nuk mjafton për përmbushjen e rekomandimeve të rezolutës së Kuvendit”,-tha Endrit Shabani.

Avokati i Popullit shtoi se,  ndërkohë që stafi nuk ka ndryshuar, ngarkesa e punës është rritur me të paktën 35%.

Z. Shabani ju tha anëtarëve të komisionit parlamentar se vetë BE, përmes Raportit të Progresit për vitin 2026 konstaton mungesa të burimeve njerëzore dhe financiare në zyrat rajonale të institucionit, si dhe nivel të ulët të zbatimit të rekomandimeve.

“Stafi për zyrat vendore, inspektorët dhe sistemi elektronik që kërkojmë janë mjetet për ta zbatuar këtë rekomandim. BE-ja ka lënë si detyrë për Shqipërinë që kapacitetet institucionale të Avokatit të Popullit duhet të rriten”,-tha ndër të tjera Shabani.

Avokati i Popullit theksoi se, nëse Kuvendi do ta japë këtë mbështetje financiare, institucioni do të ketë inspektorë për verifikimin në terren të zbatimit të rekomandimeve, specialistë për zyrat rajonale dhe specialistë për forcimin e seksioneve.