Avokati I Popullit Priti Prefektin E Tiranës: Bashkitë E Qarkut Tiranë Tu Përgjigjen Qytetarëve
Në vijim të takimeve me krerë të institucioneve publike, Avokati i Popullit, z. Endrit Shabani priti Prefektin e Qarkut Tiranë, z. Shkëlqim Hajdari, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional.
Z. Shabani e informoi Prefektin e Tiranës mbi problematikën e hasur në bashkitë e qarkut të Tiranës, ku janë konstatuar fenomene të përsëritura ku, jo vetëm qytetarët nuk ju kthehet përgjigje, por gjithashtu këto institucione vendore nuk janë bashkëpunuese as me institucionin e Avokatit të Popullit.
Në fund të bisedës, u ra dakord të marren masa për të adresuar këtë problematikë. Ndër të tjera, u vendos ngritja e një grupi të përbashkët pune, si dhe organizimi i tryezave ndërinstitucionale periodike, të cilat do të synojnë identifikimin e sfidave konkrete dhe ofrimin e zgjidhjeve të qëndrueshme në interes të qytetarëve të Qarkut Tiranë.