Avokati I Popullit, Z. Endrit Shabani, Mori Pjesë Në Aktivitetin Për 35-Vjetorin E Konfederatës Së Sindikatave Të Shqipërisë
Në fjalën e tij, Avokati i Popullit u shpreh se Shqipëria në këto 35 vite ka ndryshuar dhe sindikatat duhet t’i përgjigjen këtij ndryshimi.
Ai ngriti tri shqetësime kryesore: siguria në punë, ku çdo jetë e humbur është dështim institucional; liria sindikale, ku punonjësit ndëshkohen për aktivizëm sindikal; dhe ekonomia informale, ku mijëra punëtorë mbeten pa kontratë, pa sigurim, pa mbrojtje.
Në këtë kuadër, z. Shabani mori tri angazhime konkrete: një protokoll bashkëpunimi me KSSH për ankesat e punonjësve të sektorit publik që ndëshkohen për aktivizëm sindikal, një kapitull të dedikuar mbi të drejtat në punë në Raportin Vjetor 2026, dhe zgjerimin e mandatit në sektorin privat në projektligjin e ri për Avokatin e Popullit.
Avokati i Popullit e mbylli fjalën duke thënë se misioni i tij është të kthehet në zërin e punëtorëve që sot nuk arrijnë t’i gëzojnë dot të drejtat e njohura me ligj.