Avokati I Popullit U Takua Me Komisionerin Për Mbrojtjen Nga Diskriminimi
Avokati i Popullit, z. Endrit Shabani, priti në një takim zyrtar Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi, z. Robert Gajda. Ky takim rikonfirmoi vullnetin e përbashkët për konsolidimin e urave të bashkëpunimit në mbrojtje të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.
Në qendër të diskutimit ishte nevoja për një qasje të koordinuar ndaj sfidave komplekse që dikton epoka digjitale, ku mbrojtja e privatësisë dhe e dinjitetit njerëzor mbeten të ekspozuara ndaj formave të reja të cenimit. Institucionet tona mbeten të angazhuara maksimalisht për të identifikuar dhe adresuar me rigorozitet çdo fenomen abuziv apo sjellje që bie ndesh me parimet e mirëadministrimit.
Gjatë takimit u shkëmbyen perspektiva mbi fuqizimin e mekanizmave mbrojtës, me qëllim garantimin e një mjedisi ku çdo qytetar i Shqipërisë të trajtohet me integritet, transparencë dhe respekt të plotë nga administrata publike. Sinergjia i aksioneve tona mbetet një prioritet i palëkundur për të siguruar që ligji dhe dinjiteti njerëzor të triumfojnë mbi çdo praktikë shpërfillëse.