2 Korrik 2026

Avokati I Popullit Takim Me Kryebashkiakun Dhe Prefekten Në Berat: Koordinim Ndërinstitucional Për Adresimin E Shpejtë Të Shqetësimeve Të Qytetarëve


Avokati i Popullit takim me kryebashkiakun dhe prefekten në Berat: Koordinim ndërinstitucional për adresimin e shpejtë të shqetësimeve të qytetarëve

Institucioni i Avokatit të Popullit vijon të intensifikojë praninë dhe bashkëpunimin me autoritetet vendore në të gjithë vendin, me qëllim mbrojtjen sa më efektive të të drejtave dhe interesave të ligjshëm të qytetarëve.

Në këtë kuadër, u zhvillua një takim në qytetin e Beratit me Kryetarin e Bashkisë, z. Ervin Ceca, dhe Prefekten e Qarkut, znj. Valbona Zylyftari. Fukosi qendror i këtij bashkëbisedimi ishte ndërtimi i urave më efikase të komunikimit dhe bashkërendimi i punës mes institucioneve.

Gjatë takimit u dakordësua mbi nevojën për një komunikim më dinamik, proaktiv dhe pa burokraci, veçanërisht kur bëhet fjalë për trajtimin dhe adresimin në kohë të ankesave apo problematikave që shqetësojnë komunitetin e kësaj zone.

"Partneriteti me pushtetin vendor dhe përfaqësuesit e qeverisë në qarqe është kyç për të siguruar që zëri i çdo qytetari jo vetëm të dëgjohet, por që problemet e tyre të marrin një përgjigje të shpejtë dhe zgjidhje konkrete nga administrata publike,"-u theksua gjatë takimit nga z. Shabani.

Avokati i Popullit mbetet maksimalisht i angazhuar për të qenë sa më pranë njerëzve, duke nxitur transparencën dhe llogaridhënien e institucioneve në çdo nivel të qeverisjes.