1 Maj 2026

Avokati I Popullit Z. Endrit Shabani Merr Presidencën E Aleancës Kundër Gjuhës Së Urrejtjes


Avokati i Popullit z. Endrit Shabani merr presidencën e Aleancës kundër Gjuhës së Urrejtjes

Aleanca kundër Gjuhës së Urrejtjes do të drejtohet këtë vit nga Avokati i Popullit, z. Endrit Shabani. Vendimi u mor në takimin e radhës të Aleancës, në prani edhe të Këshillit të Evropës.

Në fokus të takimit ishin dy nisma të propozuara nga Avokati i Popullit: ngritja e një sistemi të përbashkët për trajtimin e ankesave dhe hartimi i një raporti vjetor të përbashkët, që do të synojë që institucionet e pavarura të flasin me një zë të vetëm. 

“Gjuha e urrejtjes nuk mbetet thjesht në fjalë, por prodhon viktima reale dhe dobëson kohezionin social. Përgjigja jonë duhet të jetë e përbashkët sepse sfida është e përbashkët,” u shpreh z. Shabani.

Themeluar në janar 2020 me mbështetjen e Këshillit të Evropës, Aleanca bashkon Avokatin e Popullit, Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Autoritetin e Mediave Audiovizive dhe Këshillin Shqiptar të Medias.