19 Mars 2025

Takim Me Komitetin Shqiptar Të Helsinkit Mbi Efektet E Hartës Së Re Gjyqësore


Takim me Komitetin Shqiptar të Helsinkit mbi efektet e hartës së re gjyqësore

Avokatja e Popullit znj. Erinda Ballanca priti në një takim përfaqësues të Komitetit Shqiptar të Helsinkit (KShH) kryesuar nga Drejtoresha Ekzekutive znj. Erida Skëndaj, për një diskutim të thelluar mbi ndikimin e hartës së re gjyqësore në gjykatat më të ngarkuara të vendit.

Gjatë takimit me Avokaten e Popullit, znj. Erinda Ballanca, u trajtuan shqetësimet kryesore të qytetarëve në raport me aksesin në drejtësi, bazuar në të dhënat dhe ankesat e administruara nga institucioni. Ekspertët e KShH-së morën gjithashtu rekomandime mbi metodologjinë e raportit vlerësues që po përgatisin, me synimin për të rritur transparencën dhe efikasitetin e sistemit gjyqësor në Shqipëri.

Institucioni i Avokatit të Popullit mbetet i angazhuar për të ndihmuar në përmirësimin e aksesit në drejtësi dhe do të vazhdojë bashkëpunimin me organizatat e shoqërisë civile për çështje me interes publik.

Ky takim u zhvillua në kuadër të projektit “Shoqëria Civile kundër Korrupsionit – Nga një sfidë vendase në një përgjigje Evropiane”, i mbështetur nga Bashkimi Evropian.