18 Tetor 2024

Rëndësia E Bashkëpunimit Institucional, Temë E Takimit Mes Avokates Së Popullit Dhe Kryestares Së Kuvendit


Rëndësia e bashkëpunimit institucional, temë e takimit mes Avokates së Popullit dhe Kryestares së Kuvendit

Avokatja e Popullit, Znj. Erinda Ballanca, zhvilloi një takim me Kryetaren e Kuvendit, Znj. Elisa Spiropali, gjatë të cilit u theksua se marrëdhënia konstruktive midis Parlamentit dhe Avokatit të Popullit është thelbësore për garantimin e llogaridhënies, transparencës dhe zbatimin e të drejtave të njeriut në Shqipëri, si dhe për përballimin e sfidave të integrimit evropian.

Gjatë takimit, Avokatja e Popullit nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit institucional për të forcuar mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve dhe për të përmirësuar sistemin e balancës dhe ekuilibrave, si elementë thelbësor të shtetit të së drejtës.

Në këtë kontekst, Znj. Ballanca dhe Znj. Spiropali diskutuan për nevojën e një dialogu të vazhdueshëm dhe të hapur, duke bashkërenduar përpjekjet për të garantuar përparimin e Shqipërisë në procesin e integrimit dhe për të siguruar që të drejtat e njeriut të mbrohen në frymën e parimeve dhe standardeve ndërkombëtare.