Mbrojtja E Të Drejtave Të Grave Është Mbrojtje E Shoqërisë
Mbrojtja e të drejtave të grave është mbrojtje e shoqërisë.
Në këtë 8 Mars, festojmë forcën, qëndresën dhe arritjet e grave shqiptare. Avokati i Popullit mbetet aleati juaj kryesor në çdo betejë për drejtësi dhe barazi.
Në këtë sfond, ndajmë sot gjetjet e Observatorit të Femicidit pranë institucionit tonë mbi dhunën ekstreme ndaj grave dhe vajzave, si një kambanë alarmi për reflektim institucional dhe shoqëror:
Në total, gjatë katër viteve të fundit në Shqipëri janë vrarë 37 gra dhe vajza, nga të cilat 73% janë vlerësuar si femicide.
Gjatë vitit 2024 u analizuan 18 raste të dhunës ekstreme ndaj grave dhe vajzave, nga të cilat:
- Në 72% të rasteve, viktimat kishin përjetuar dhunë të mëparshme nga autori.
- Nga 19 autorë të identifikuar, 17 ishin burra/djem
- Motivet kryesore lidhen me dëshirën për kontroll, xhelozinë dhe normat e thella patriarkale
- 56 % e ngjarjeve ndodhën në zona rurale.
- Viktimat e vitit 2024 ishin nëna të 33 fëmijëve, ku 9 prej tyre janë të mitur.
Avokatit të Popullit rekomandon forcimin e koordinimit institucional, forcimin e vlerësimit të hershëm të rrezikut dhe monitorimit të rasteve, dhe njohjen ligjore të femicidit si një vepër penale e veçantë.
Ketu do te gjeni informacion ne lidhje me femicidin ne Shqiperi 2024