13 Dhjetor 2023
Osbe, Tryezë Pune Në Kuadër Të 75-Vjetorit Të Deklaratës Universale Të Të Drejtave Të Njeriut.
Dita e të Drejtave të Njeriut shënoi një tjetër aktivitet të rëndësishëm në Shqipëri, sikurse ishte organizimi i Tryezës Vjetore të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).
Në këtë aktivitet u mblodhën së bashku Institucione Kombëtare të të Drejtave të Njeriut dhe Organizata të Shoqërisë Civile, për të përcjellë mesazhet e tyre dhe për të evindetuar sfidat në këtë 75-vjetor të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut.
Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, mori pjesë në këtë aktivitet duke theksuar angazhimin e vazhdueshëm për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut në Shqipëri.