21 Gusht 2023

Njoftim Publik Në Lidhje Me Shqyrtimin Dhe Verifikimin Nga Avokati I Popullit Të Përmbushjes Së Kushteve Dhe Kritereve Ligjore Të Kandidatëve Që Kanë Shprehur Interesin Për Anëtarin Që Përfaqëson Shoqërinë Civile Në Këshillin E Lartë Gjyqësor Dhe Në Këshillin E Lartë Të Prokurorisë


NJOFTIM PUBLIK NË LIDHJE ME SHQYRTIMIN DHE VERIFIKIMIN NGA AVOKATI I POPULLIT TË PËRMBUSHJES SË KUSHTEVE DHE KRITEREVE LIGJORE TË KANDIDATËVE QË KANË SHPREHUR INTERESIN PËR ANËTARIN QË PËRFAQËSON SHOQËRINË CIVILE NË KËSHILLIN E LARTË GJYQËSOR DHE NË KËSHILLIN E LARTË TË PROKURORISË

Në zbatim të pikës 9, të nenit 56 dhe pikës 9, të nenit 154, të ligjit nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar, Avokati i Popullit njofton se më datë 25.08.2023, ora 10.00, në ambientet e institucionit, përmes një procesi të hapur dhe publik, do të zhvillohet shqyrtimi dhe verifikimi të përmbushjes së kushteve dhe kritereve ligjore të kandidatëve që kanë shprehur interesin për anëtarin që përfaqëson shoqërinë civile në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Sa më sipër, Avokati i Popullit fton të gjitha organizatat e shoqërisë civile si dhe aktorë të tjerë të interesuar të jenë pjesë e këtij procesi të rëndësishëm përmes prezencës dhe kontributit të tyre në këtë fazë shqyrtimi dhe verifikimi të përmbushjes së kushteve dhe kritereve ligjore.

Pas përfundimit të këtij procesi shqyrtimi dhe verifikimi nga Avokati i Popullit, vlerësimi i përmbushjes së kushteve dhe kritereve ligjore së bashku me dokumentacionin përkatës të kandidatëve do t’i përcillen menjëherë Komisionit të Shoqërisë Civile pranë Avokatit të Popullit, për të vijuar më tej sipas procedurave të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.