8 Korrik 2025

Njoftim Për Konsultimin Publik Të Projektligjit “Për Avokatin E Popullit”


Njoftim për konsultimin publik të projektligjit “Për Avokatin e Popullit”

Institucioni i Avokatit të Popullit është aktualisht në fazën përfundimtare të hartimit të projektligjit “Për Avokatin e Popullit”, me qëllim përmirësimin e kuadrit ligjor ekzistues dhe përputhjen e tij me standardet dhe rekomandimet e organizatave ndërkombëtare.  

Në këtë kuadër, vlerësojmë të domosdoshëm kontributin e aktorëve të interesuar për të ndarë komente, sugjerime dhe mendime mbi draftin aktual të projektligjit.  Linku: Draft-Projektligj AP Konsultim Publik 

Mirëpresim komentet/sugjerimet në adresën info@avokatipopullit.gov.al 

Angazhimi juaj do të ndihmonte në përmirësimin e mëtejshëm të dokumentit dhe forcimin e rolit të institucionit të Avokatit të Popullit në mbrojtje të të drejtave të njeriut.

Faleminderit!