21 Mars 2019

Ne Diten Boterore Per Sindromen Down, Avokati I Popullit Solidarizohet Me Perpjekjet Per Ndergjegjesim


NE DITEN BOTERORE PER SINDROMEN DOWN, AVOKATI I POPULLIT SOLIDARIZOHET ME PERPJEKJET PER NDERGJEGJESIM

Dita Botërore për Sindromën Down, synon një ndërgjegjësim, informim dhe promovim në mbrojtje të të drejtave të personave me Sindromën Down, me qëllim realizimin e gjithëpërfshirjes dhe integrimin e tyre në shoqëri.

Procesi i gjithëpërfshirjes të fëmijëve me aftësi të kufizuara në shkollat e zakonshme sfidohet në rrugën e tij nga një sërë barrierash. Garantimi i së drejtës për arsim përbën një sfidë të madhe për shoqërinë.

Si më të gjithë fëmijët, edukimi kualitativ në shkolla apo në qendra parashkollore është i rëndësishëm që të përfshijë të gjitha mundësitë që i nevojiten fëmijëve për të zhvilluar aftësi të forta akademike.

Një mbështetje për të gjithë organizatat dhe prindërit dhe edukatorët e mësuesit të cilët punojnë dhe përkushtohen pranë këtyre fëmijëve në mënyrë që t’u falin atyre kujdes, dashuri në mënyrë që ata të ndihen sa më të integruar, të ndihen të barabartë mes të barabartëve.

Institucioni i Avokatit të Popullit do jetë gjithmonë në mbështetje të këtyre fëmijëve dhe prindërve të tyre në funksion të respektimit me dinjitet edhe të kësaj kategorie fëmijësh.