25 Maj 2024

Mesazhi Për Ditën Portokalli Të Muajit Maj: Ndal Stereotipeve!


Mesazhi për Ditën Portokalli të muajit Maj: Ndal Stereotipeve!

Sot, në Ditën Portokalli të muajit Maj, të reflektojmë për një prej sfidave themelore që formëson çështjen e barazizë: stereotipet gjinore.

 

Ekspozimi ndaj stereotipeve, të cilat mund të ndikojnë në perceptimin tonë për rolet dhe vlerat gjinore, nis që në moshë të hershme, atëherë kur rritja ndodh në një mjedis ku detyrat dhe pritshmëritë caktohen bazuar në gjininë tonë.

 

 

Sot, në datën 25, përndryshe Dita Portokalli e muajit, Avokati i Popullit ju inkurajon të mos i përkrahni, por t’i kundërshtoni këto stereotipe, duke ndihmuar për një shoqëri më të lirë nga kufizimet dhe paragjykimet gjinore. 

 

 

Të gjithë bashkë të promovojmë një mjedis ku secili fëmijë ka lirinë të zgjedhë dhe të zhvillojë aftësitë dhe interesat e tij pa u përballur me kufizime gjinore.

 

 

Ta kujtojmë Ditën Portokalli për të pranuar që secili prej nesh ka vlerë të njëjtë, pavarësisht gjinisë! 

 

 

Pra, edhe nëse je grua, ti ke po të njëjtën fuqi për të ndryshuar botën!