4 Dhjetor 2023

Mesazh Sensibilizues I Avokatit Të Popullit Në Ditën Ndërkombëtare Të Personave Me Aftësi Te Kufizuara


Mesazh sensibilizues i Avokatit të Popullit në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi te Kufizuara

Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara, le të shërbejë si një ftesë për të pranuar diversitetin që ka çdo individ në shoqërinë tonë.

 

Le të kuptojmë se çdo person, pa marrë parasysh aftësinë, ka vlerë dhe kontribut të çmuar dhe të gjithë bashkë, të krijojmë një komunitet ku dashuria, respekti dhe gjithëpërfshirja të na sjellin harmoni.

 

Avokati i Popullit shpreh angazhimin për të promovuar një shoqëri ku të drejtat e personave me aftësi të kufizuara janë të mbrojtura dhe që ata të jenë pjesë aktive në çdo aspekt të jetës.

 

Gjithashtu, Institucioni i Avokatit të Popullit u bën thirrje të gjithë strukturave shtetërore që ta trajtojnë me prioritet nevojën për një jetesë të pavarur dhe me dinjitet të personave me aftësi të kufizuar.

 

Së bashku për të kultivuar një mjedis që krijon mundësi për të gjithë dhe heq barrierave që pengojnë pjesëmarrjen e barabartë!