Mesazh Në Ditën Portokalli Të Muajit Tetor
Në muajin rozë, kushtuar ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit dhe sot në Ditën Portokalli kundër dhunës ndaj grave, le të mos harrojmë që për shumë gra, këto dy sfida ndërlidhen shpesh në një mënyrë të dhimbshme.
Ato përballen jo vetëm me sëmundjen që prek trupin e tyre, por shpesh herë dhe me dhimbjen emocionale të braktisjes nga ata që duhet t’u qëndrojnë pranë. Ndërsa luftojnë për jetën, disa prej tyre janë të vetmuara në një betejë të madhe.
Kanceri i gjirit është një sfidë që e tejkalon shëndetin fizik, ai prek shpirtin, dinjitetin dhe psikologjinë e një gruaje. Dhe kur kjo grua lihet vetëm nga partnerët ose rrethi i saj më i afërt, betejat e saj shumëfishohen.
Sot, në Ditën Portokalli të muajit, të bëhemi zëri i këtyre grave, t’i mbështesim ato, jo vetëm duke ngritur ndërgjegjësimin për shëndetin e tyre fizik, por dhe për nevojën e tyre për dashuri dhe mbështetje.