25 Korrik 2024
Mesazh I Avokatit Të Popullit Në Kuadër Të Ditës Portokalli Të Muajit Korrik
Çdo datë 25 e muajit është PORTOKALLI
Sot, në kuadër të Ditës Portokalli (në çdo datë 25 të muajit), që na kujton rëndësinë e luftës kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave, Avokati i Popullit shpreh mirënjohjen dhe inkurajimin për të gjitha sportistet e ekipit tonë kombëtar në Lojrat Olimpike 2024.
Ato jo vetëm që përfaqësojnë vendin tonë me krenari, por edhe thyejnë stereotipet gjinore, shërbejnë si modele frymëzuese dhe mishërojnë barazinë.
Ne kemi kampionet tona, por çdo grua është një kampione në të drejtat e saj!
Avokati i Popullit i uron sportisteve tona dhe të gjithë skuadrës kombëtare olimpike një përfaqësim sa më dinjitoz dhe të suksesshëm!