15 Maj 2024
Mesazh I Avokatit Të Popullit Në Ditën E Familjes
![Mesazh i Avokatit të Popullit në Ditën e Familjes](/media/manager/website/articles/PHOTO-2024-05-15-16-53-43.jpg)
Familja është një prej institucioneve më të rëndësishme në shoqëri për shkak të rolit të saj thelbësor në zhvillimin dhe mirëqenien e individëve.
Çfarë duhet të kuptojmë është që një familje e fortë padyshim që buron nga mishërimi i vlerave më të mira të shoqërisë.
Sot, në botën që ndryshon me shpejtësi, rëndësia e familjes bëhet edhe më e domosdoshme për të mbrojtur vlerat themelore njerëzore.
Ta vlerësojmë rëndësinë e familjes duke u kujdesur për njëri-tjetrin por edhe duke ofruar strehim emocional ndaj atyre që ju mungon familja.