28 Janar 2025
Takimi Me Drejtues Të Universitetin Epoka: Përforcojmë Bashkëpunimin Për Të Drejtat E Njeriut

Avokatja e Popullit priti në një takim Rektorin e Universitetit Epoka, Prof. Dr. Ahmet Öztaş, dhe Zëvendës Rektorin për Çështjet Akademike, Dr. Niuton Mulleti.
Në këtë takim u diskutua mbi mundësitë e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e eksperiencave, me fokus të veçantë në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut.
Institucioni i Avokatit të Popullit vlerëson rëndësinë e përfshirjes së akademisë në fuqizimin e ndërgjegjësimit për çështjet që lidhen me të drejtat themelore dhe i mirëpret projektet e përbashkëta me universitetet për avancimin e tyre.