4 Prill 2019
Komisioni I Venecias Miraton Dokumentin Per Mbrojtjen E Institucionit Te Avokatit Te Popullit
Në datat 15-16 mars 2019 u zhvillua në Venecia sesioni i 118-të plenar i Komisionit Europian për Demokraci nëpërmjet Ligjit (Komisioni i Venecias).
Gjatë sesionit, Komisioni i Venecias miratoi gjithashtu tekstin tematik mbi "Parimet mbi mbrojtjen dhe promovimin e Institucionit të Avokatit të Popullit ("Principet e Venecias")".
Ky dokument thekson rolin e rëndësishëm të Institucionit të Avokatit të Popullit i cili funksionon në mbi 140 shtete në forcimin e demokracisë, shtetit ligjor dhe promovimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.