18 Shkurt 2026

Forcohet Bashkëpunimi Ndërinstitucional: Avokati I Popullit, Z. Endrit Shabani, Takim Zyrtar Me Kryetarin E Klsh-Së, Z. Arben Shehu


Forcohet bashkëpunimi ndërinstitucional: Avokati i Popullit, z. Endrit Shabani, takim zyrtar me Kryetarin e KLSH-së, z. Arben Shehu

Avokati i Popullit, z. Endrit Shabani, zhvilloi një takim pune në ambientet e Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) me Kryetarin e këtij institucioni, z. Arben Shehu.

Qëllimi i takimit ishte harmonizimi i agjendave të përbashkëta institucionale për të garantuar llogaridhënien e administratës publike dhe mbrojtjen e interesave të qytetarëve.

Ky takim synon një hap të rëndësishëm në krijimin e një fronti të përbashkët institucional, për përmbushjen e të drejtave dhe interesave të ligjshme të qytetarëve.