19 Qershor 2023

Fakte Në Shifra


FAKTE NË SHIFRA

Institucioni i Avokatit të Popullit u adreson çdo vit qindra rekomandime institucioneve shtetërore, bazuar në një analizë të kujdesshme që ai u bën ankesave që vijnë nga qytetarët.

Një numër i madh i këtyre rekomandimeve zbatohen nga institucionet të cilave u adresohen, por ende një numër po aq i madh nuk zbatohen, duke rritur kësisoj nevojën e shtimit të vëmendjes nga autoritetet tona, për ta konsideruar me seriozitet qasjen e tyre ndaj të drejtave të njeriut dhe institucioneve si Avokati i Popullit të cilat kanë për qëllim bashkëpunimin me këto institucione për t’i ndihmuar ato të arrijnë standardet e kërkuara.

Siç mund të shihet në grafikun e mëposhtëm, nga 1312 zëra të rekomanduara nga institucioni i Avokatit të Popullit gjatë ushtrimit të mandatit të tij në vitin 2022, vetëm 47% e tyre janë zbatuar nga institucionet e rekomanduara, 48% nuk janë zbatuar dhe 5% nuk kanë marre ende një përgjigje.