11 Mars 2025

Ennhri Vlerëson Kontributin E Avokates Së Popullit Gjatë Dy Mandateve Si Anëtare Bordi


ENNHRI vlerëson kontributin e Avokates së Popullit gjatë dy mandateve si anëtare bordi

Rrjeti Evropian i të Drejtave të Njeriut (ENNHRI), në përfundim të mandatit të Bordit aktual, ka përshëndetur dhe vlerësuar kontributin e Avokates së Popullit, znj. Erinda Ballanca, e cila për dy mandate radhazi mori besimin e anëtarësisë për të ushtruar këtë funksion për periudhën maksimale të lejuar.

Në këtë kuadër, ENNHRI ka shprehur mirënjohjen për angazhimin e znj. Ballanca, duke e vlerësuar rolin e saj në forcimin e bashkëpunimit mes institucioneve kombëtare të të drejtave të njeriut në Evropë, ndërsa çmoi kontributin e znj. Ballanca në mbrojtjen e vlerave të demokracisë dhe të drejtave themelore.