11 Korrik 2023

Dita Botërore E Popullsisë


DITA BOTËRORE E POPULLSISË

Avokati i Popullit sot shënon Ditën Botërore të Popullsisë.

Tema e vitit 2023 sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, është “Çlirimi i potencialit të barazisë gjinore: Rritja e zërave të grave dhe vajzave për të çelur mundësitë e pafundme të botës sonë”.

Gratë dhe vajzat përbëjnë 49.7% të popullsisë globale, megjithatë gratë dhe vajzat shpesh injorohen.

Kjo padrejtësi e përhapur i mban gratë dhe vajzat larg arsimit, fuqisë punëtore dhe pozitave drejtuese; kufizon lirinë dhe aftësinë e tyre për të marrë vendime për shëndetin dhe jetën e tyre seksuale dhe riprodhuese, si dhe rrit cenueshmërinë e tyre ndaj dhunës, praktikave të dëmshme dhe vdekjes së parandalueshme të nënës, me një grua që vdes çdo dy minuta për shkak të shtatzënisë ose lindjes.

Avokati i Popullit beson dhe mbetet i angazhuar tek përpjekjet për të avancuar barazinë gjinore për të krijuar një shoqëri më të drejtë e më të qëndrueshme. Kreativiteti, zgjuarsia, burimet dhe fuqia e grave dhe vajzave janë thelbësore për adresimin e sfidave që kërcënojnë të ardhmen tonë, duke përfshirë ndryshimet klimatike, konfliktet etj.