6 Maj 2024

Dita Botërore E Mjedisit, Ap: E Drejtë Themelore Që Duhet Mbrojtur


Dita Botërore e Mjedisit, AP: E drejtë themelore që duhet mbrojtur

Sot, në Ditën Botërore të Mjedisit, është me rëndësi të ndalemi dhe të reflektojmë mbi gjendjen e mjedisit në vendin tonë.

 

E drejta e mjedisit është një nga të drejtat themelore që ne si qytetarë duhet ta mbrojmë dhe promovojmë.

 

Në Shqipëri, legjislacioni mjedisor ka pësuar përmirësime të rëndësishme gjatë viteve të fundit, megjithatë, sfidat mbeten të shumta dhe situata kërkon një angazhim më të madh nga të gjitha palët e interesuara.

 

Avokati i Popullit, mbetet i angazhuar për të mbrojtur të drejtat tuaja mjedisore dhe për të siguruar që zëri juaj të dëgjohet në çështjet që prekin mjedisin tonë të përbashkët.

 

Ne duhet të veprojmë së bashku për të ndaluar degradimin e mjedisit dhe për të promovuar një zhvillim të qëndrueshëm.

 

Çdo hap i vogël që ndërmarrim mund të ketë një ndikim të madh në të ardhmen tonë të përbashkët.