25 Nëntor 2025
Dhuna Digjitale Ndaj Grave, Në Fokus Të Mesazhit Të Kombeve Të Bashkuara Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Dhunës Ndaj Tyre
Sot, Institucioni i Avokatit të Popullit i bashkohet thirrjes globale të Kombeve të Bashkuara për t’i dhënë fund çdo forme dhune ndaj grave dhe vajzave.
Këtë vit, vëmendja e UN është përqendruar te një kërcënim në rritje: dhuna digjitale – nga ngacmimet dhe përndjekja online, te publikimi i pamjeve intime pa pëlqim, gjuhën e urrejtjes dhe format e tjera të abuzimit në hapësirën virtuale.
Në një epokë ku jeta jonë zhvillohet gjithnjë e më shumë në platforma digjitale, mbrojtja e të drejtave të grave duhet të jetë po aq e fortë online sa edhe offline.
Sot dhe çdo ditë, ne qëndrojmë në krah të grave dhe vajzave për një shoqëri ku siguria dhe dinjiteti janë të garantuara, në çdo hapësirë — fizike ose virtuale.