Dibër/ Pensione Që Nuk Mjaftojnë, Prona Që Nuk Dokumentohen, Bujqësi Në Rrezik! Banorët Ankohen Tek Avokati I Popullit
Ekipi i Avokatit të Popullit zhvilloi sot një ditë të hapur në Dibër, ku u takua me banorë dhe përfaqësues institucionesh nga i gjithë qarku për të dëgjuar drejtpërdrejt shqetësimet e tyre.
Dy Komisioneret, Vilma Shurdha dhe Erinda Meli, dëgjuan ankesat e qytetarëve dhe përballën zyrtarët me problematikat kryesore të ngritura nga komuniteti:
-
Pronat dhe Kadastra Dibër: Shërbimi i munguar në Zyrat e Kadastrës, pengesat me procesin e legalizimeve dhe pengesat administrative me pronat e mbivendosura
- Infrastruktura dhe shërbimet publike: Mungesa e ujit të pijshëm dhe kanalizimeve, si dhe kabinat elektrike të shkatërruara e jashtë funksionit.
- Siguria rrugore: Mungesa e investimeve bazë dhe e bordurave mbrojtëse.
- Bujqësia dhe mbështetja për fermerët: Mungesa e një pike grumbullimi nga Bashkia për produktet bujqësore, çka vështirëson shitjen dhe rrezikon prishjen e prodhimeve të vendit.
- Çështjet sociale: Masat e ulëta të pensioneve dhe nevoja për kompensim proporcional të të ardhurave për të gjithë pensionistët.
Në përfundim të takimit, ekipi ofroi këshillim ligjor falas dhe administroi ankesat e qytetarëve për të nisur menjëherë hetimet administrative përkatëse.
Turi ynë i dëgjimit vijon në të gjithë Shqipërinë! Takimi i radhës do të zhvillohet të martën e ardhshme, në Bashkinë Korçë, në ora 11:00.
Ju mirëpresim!