1 Prill 2026

Bashkëbisedim I Avokatit Të Popullit Me Studentë Të Fakultetit Të Shkencave Sociale


Bashkëbisedim i Avokatit të Popullit me studentë të Fakultetit të Shkencave Sociale

Kënaqësi t'i përgjigjeshim ftesës së Fakultetit të Shkencave Sociale për një auditor të hapur mbi "Cilësinë në edukim si siguri për zhvillimin e qëndrueshëm".

Gjatë dialogut me studentët, Avokati i Popullit, zoti Endrit Shabani, diskutoi mbi rolin e institucionit tonë në mbrojtjen e të drejtave themelore. 

Pyetjet dhe interesi i studentëve për tema jetike, si procedurat e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, arsimi gjithëpërfshirës dhe llogaridhënia publike, dëshmuan për një auditor me mendim kritik dhe qytetari aktive.

Faleminderit Prof. Asoc. Dr. Majlinda Keta për ftesën, dhe studentëve për debatin e hapur e vizionin e tyre frymëzues!