24 Tetor 2023

Avokatja E Popullit, Znj. Erinda Ballanca, Mori Pjesë Në Një Marshim Kushtuar Ndërgjegjësimit Për Kancerin E Gjirit


Avokatja e Popullit, znj. Erinda Ballanca, mori pjesë në një marshim kushtuar ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit

Avokatja e Popullit, znj. Erinda Ballanca, mori pjesë në një marshim kushtuar ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. 

 

Aktiviteti i organizuar nga Shoqata Kristiane e Grave Shqiptare (YWCA), synon të bashkojë komunitetin në luftën kundër kancerit të gjirit dhe të promovojë zbulimin dhe parandalimin e hershëm si dhe të promovojë ambasadorë të kësaj çështje që i përkasin fushave të ndryshme të jetës.

 

Prezenca e znj. Ballanca në këtë aktivitet është tregues i vullnetit të institucionit që ajo drejton për të mbështetur kauzën, duke evidentuar  rëndësinë e angazhimit të komunitetit në adresimin e çështjeve shëndetësore që prekin një numër të lartë vajzash dhe grash ne vendin tonë. 

 

Aktiviteti i konceptuar edhe në formën e një eventi edukativ, mblodhi së bashku edhe shumë të rinj si dhe drejtues dhe autoritete të larta të institucioneve shqiptare dhe ndërkombëtare.