4 Prill 2024
Avokatja E Popullit, Znj. Ballanca Takon Përfaqësuesin E Unicef Në Shqipëri
Avokatja e Popullit, Znj. Erinda Ballanca dhe përfaqësuesi i UNICEF në Shqipëri, z. Murat Sahin, zhvilluan sot një takim për të diskutuar mbi projektet e ardhshme në fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve.
Ndërsa e uroi z. Sahin për detyrën e re, Avokatja e Popullit ka shprehur besimin për përmbushjen me sukses të këtij angazhimi.
Diskutimet u fokusuan në sfidat dhe mundësitë për të përmirësuar qasjen dhe kujdesin ndaj fëmijëve në vend dhe rritjen e bashkëpunimit, si një hap i rëndësishëm drejt një përmirësimi të qëndrueshëm të mirëqenies së fëmijëve në Shqipëri.
Angazhimet e marra në këtë takim janë shprehje e vullnetit të përbashkët për veprime konkrete në drejtim të mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve në Shqipëri.