10 Tetor 2023

Avokatja E Popullit Znj.Ballanca Merr Pjesë Në Asamblenë E Përgjithshme Dhe Konferencën E Nivelit Të Lartë Të Rrjetit Evropian Të Institucioneve Kombëtare Të Të Drejtave Të Njeriut (Ennhri)


Avokatja e Popullit Znj.Ballanca merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme dhe  Konferencën e nivelit të lartë të Rrjetit Evropian të Institucioneve Kombëtare të të Drejtave të Njeriut (ENNHRI)

Avokatja e Popullit Znj.Erinda Ballanca po ndjek punimet e Asamblesë së Përgjithshme dhe  Konferencën e nivelit të lartë të Rrjetit Evropian të Institucioneve Kombëtare të të Drejtave të Njeriut (ENNHRI) me temë kryesore "Avancimi në të Drejtat e  Njeriut, Demokracisë dhe Shtetit të së Drejtës në kohë kritike në Evropë, Roli i Institucioneve Kombëtare të të Drejtave të Njeriut (IKDNJ) dhe ENNHRI-t" që po zhillohen në Bruksel, Belgjikë në datat 9-10 tetor 2023.

 

Znj.Ballanca mbajti fjalën e hapjes në takimin e nivelit të lartë që u fokusua në sifdat kryesore të IKDNJ-ve në Evropë, në mbështetje të mbrojtësve të mjedisit, lirisë së shprehjes, tubimit paqësor dhe grupimit. Ky panel diskutimi zhvillohet jo vetëm në kontektstin e punës së Rrjetit për mbrojtjen e IKDNJ-ve, por edhe në kuadër të veprimtarive të shtuara mbi ndryshimet klimatike, mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut.

 

Aktivitetet e mësipërme, përkojnë me 10 vjetorin e krijimit të Rrjetit Evropian të Institucioneve Kombëtare të të Drejtave të Njeriut.