13 Shkurt 2018

Avokatja E Popullit Zhvillon Një Takim Me Një Përfaqësi Artistësh Të Teatrit Kombëtar


AVOKATJA E POPULLIT ZHVILLON NJË TAKIM ME NJË PËRFAQËSI ARTISTËSH TË TEATRIT KOMBËTAR

 

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca priti në një takim sot një përfaqësi artistësh të Teatrit Kombëtar, me kërkesën e këtyre të fundit.

Në takim artistët parashtruan përpara institucionit të Avokatit të Popullit pakënaqësitë dhe rezervat që ata kishin në lidhje me një projektligj të shumëdebatuar kohët e fundit mbi artin dhe kulturën.

Ata kërkuan që institucioni i Avokatit të Popullit në Shqipëri të shqyrtojë nëse ky projektligj është në shkelje të të drejtave të tyre si artistë dhe atyre të njeriut në përgjithësi.

Avokatja e Popullit shprehu kënaqësinë për takimin me artistët dhe i garantoi ata se institucioni që ajo drejton, është edhe për rastin e tyre si në çdo rast tjetër, në shërbim dhe në krah të qytetarëve.

Ajo i nxiti artistët që të ndjekin dhe ezaurojnë me kujdes të gjitha rrugët dhe etapat institucionale nëpër të cilat duhet të kalojë ky projektligj, pavarësisht mangësive apo avantazheve të tij.

Gjithashtu avokatja Ballanca i garantoi artistët se institucioni që ajo drejton, do të eksplorojë me shumë vëmendje të gjitha aspektet e këtij projektligji për verifikimin e çdo mundësie të shkeljes së të drejtave të njeriut prej tij.