13 Shkurt 2018

Avokatja E Popullit Të Shqipërisë Zhvillon Një Takim Me Ambasadorin Japonez Në Vendin Tonë


AVOKATJA E POPULLIT TË SHQIPËRISË ZHVILLON NJË TAKIM ME AMBASADORIN JAPONEZ NË VENDIN TONË

 

Avokatja e Popullit, znj.Erinda Ballanca priti në një takim së fundi ambasadorin e Japonisë në vendin tonë, z.Makoto Ito.

Takimi u krye në kuadrin e vullnetit pozitiv të të dy institucioneve për të vendosur kontakte dhe për të zhvilluar një bashkëpunim të frytshëm.

Avokatja Ballanca e njohu ambasadorin Ito me fokusin e punës së institucionit që ajo drejton si edhe me drejtimet ku do të përqendrohet më shumë kjo punë gjatë këtij mandati.

Çështje të rëndësishme për Shqipërinë dhe të drejtat e njeriut si marrdhënia mes autoriteteve dhe qytetarëve për çështje të trajtimit të pronës, apo lufta kundër gjuhës së urrejtjes, u prezantuan përpara ambasadorit Ito.

Ambasadori japonez u shpreh se Shqipëria është një vend mik të cilin Japonia dëshiron ta shohë të përfshirë në strukturat e BE-së sa më shpejt.

Të dy bashkëbiseduesit ndanë pikëpamjet e tyre edhe mbi tema të tjera të aktualitetit dhe të drejtave të njeriut jo vetëm në Shqipëri por edhe në botë.

Ata ranë dakord që bashkëpunimi midis institucionit të Avokatit të Popullit dhe Japonisë duhet të zgjerohet dhe u zotuan të punojnë në këtë drejtim.