13 Shtator 2024

Avokatja E Popullit Merr Pjesë Në Konferencën: “Roli I Ombudsmanit Si Garantues I Të Drejtave”


Avokatja e Popullit merr pjesë në konferencën: “Roli i Ombudsmanit si garantues i të drejtave”

Avokatja e Popullit, Znj. Erinda Ballanca dhe  Komisionerja për Seksionin e Organeve të Administratës Qendrore, të Pushtetit Vendor dhe të Tretëve, Znj. Erinda Meli, morën pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Roli i Ombudsmanit si garantues i të drejtave”. 

 

Ky aktivitet ndërkombëtar u zhvillua në Cassino dhe Montecassino, (Itali) një vend simbolik që përkujton ngjarjet historike të Luftës së Dytë Botërore, veçanërisht 80-vjetorin e “Betejës së Cassinos” dhe shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut që ndodhën gjatë kësaj periudhe.

 

Avokatë të Popullit nga vende të ndryshme, diskutuan rolin e institucioneve të Ombudsmanit në mbrojtjen e të drejtave të njeriut përballë krizave globale, sfidave socio-ekonomike dhe transformimeve digjitale. 

 

Konferenca, e konceptuar për të ndërlidhur trashëgiminë historike dhe të drejtat themelore të njeriut, solli në vëmendje rëndësinë e promovimit të paqes ndërsa evidentoi rolin e Avokatit të Popullit për të garantuar mbrojtjen e të drejtave të njeriut në kontekste të vështira.