10 Nëntor 2018

Avokatja E Popullit Merr Pjesë Në Kongresin E Dhjetë Të Aomf


AVOKATJA E POPULLIT MERR PJESË NË KONGRESIN E DHJETË TË AOMF

Në kuadër të ftesës së përcjellë nga Presidenti i Shoqatës së Ombudsmanëve dhe Mediatorëve të Frankofonisë (AOMF), Avokatja e Popullit Erinda Ballanca mori pjesë në Kongresin e dhjetë të AOMF në Bruksel, Belgjikë.

Kongresi X i AOMF përkon edhe me festimet me rastin e 20-vjetorit të krijimi të AOMF-së, dhe për këtë arsye tema kryesore e eventit ishte "AOMF 1998-2018: 20 vjet në shërbim të Mediatorëve dhe shtetit të së drejtës".

Në 20 vjet AOMF ka kryer punë të konsiderueshme: mbështetje për institucionet e Mediatorëve, trainim i stafit të tyre, forcim i kapaciteteve të tyre të veprimit, prani e Frankofononisë në 37 vende përmes Mediatorëve, qëndrime në lidhje me mbrojtjen dhe promovimin e pavarësisë së Mediatorëve, mbrojtje e të drejtave themelore, mbrojtje dhe promovim i të drejtave të fëmijeve.

Takimet dhe Kongresi u mbajtën në Bruksel, në godinën e Parlamentit të Federatës së Valoni-Brukselit.

Institucioni i Avokatit të Popullit të Shqipërisë luan një rol të rëndësishëm si vend anëtar i AOMF-së, krahas dhjetëra vendeve të tjera nga Europa, Azia, Afrika, Amerika etj.