23 Janar 2023

Avokati I Popullit Zgjat Afatin E Aplikimit Për Vende Vakante Komisionerësh


AVOKATI I POPULLIT ZGJAT AFATIN E APLIKIMIT PËR VENDE VAKANTE KOMISIONERËSH

Në zbatim të nenit 33/1, pika 4 të ligjit nr.8454, datë 04.02.1999 “Për Avokatin e Popullit”, i ndryshuar, Institucioni i Avokatit të Popullit ka shpallur konkurrimin për 2 vende vakante për Komisioner dhe konkretisht:

- Komisioner në Seksionin e Përgjithshëm;

- Komisioner në Seksionin për organet e administratës qendrore, të pushtetit vendor dhe të të tretëve që veprojnë për llogari të tyre.

Duke pasur parsysh që procesi i përzgjedhjes për shqyrtimin dhe vlerësimin e kandidaturave për Komisioner në institucionin e Avokatit të Popullit organizohet në bashkëpunim me organizatat e shoqërisë civile apo mbrojtësit e të drejtave të njeriut, institucioni i Avokatit të Popullit njofton zgjatjen e afatit të shprehjes së interesit për pjesëmarrjen në komisionet e vlerësimit deri më datë 27.01.2023 dhe u bën thirrje të gjithe individëve/ organizatave që veprojnë në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut të cilat lidhen me fushën e veprimtarisë së Seksioneve përkatëse, të shprehin interesin e tyre për të qenë pjesë e këtij procesi përzgjedhjeje, përmes konfirmimit në adresën elektronike: info@avokatipopullit.gov.al