25 Janar 2023
Avokati I Popullit Shpreh Shqetësimin Për Dhunimin E Gazetarit
Institucioni i Avokatit të Popullit është njohur me rastin e dhunimit të gazetarit Elvis Hila, i cili është në detyrën e korrespondentit të Report TV në qytetin e Lezhës.
Sipas denoncimit të vetë gazetarit të bërë publik në media, ai dhe bashkëshortja e tij jane kërcënuar e më pas dhunuar për shkak të publikimit të një lajmi.
Avokati i Popullit i konsideron gazetarët një mekanizëm të interesit publik për t’u informuar andaj për ne çdo sulm ndaj gazetarëve shihet si sulm ndaj këtij interesi.
Avokati i Popullit e dënon këtë agresion të dhunshëm dhe u bën thirrje autoriteteve ligjzbatuese të ndërmarrin masa energjike e të efektshme.