10 Korrik 2025

Avokati I Popullit Shënon 15-Vjetorin E Un Women Në Shqipëri


Avokati i Popullit shënon 15-vjetorin e UN Women në Shqipëri

Ky 15-vjetor i UN Women Albania nuk matet vetëm me kohën, por me gjurmën e thellë që ka lënë në përpjekjen për një shoqëri më të drejtë për gratë dhe vajzat.

Avokati i Popullit shpreh mirënjohje për këtë rrugëtim dhe beson se përkushtimi ndaj barazisë do të vazhdojë të jetë një qëllim i përbashkët dhe i palëkundur.

Mesazhi i rastit të Avokates së Popullit, znj Erinda Ballanca:

“Në një kohë kur gratë dhe vajzat në Shqipëri përballen ende me dhunë sistematike, Avokati i Popullit, me mbështetjen e UN Women, ka ndërmarrë hapa konkretë për të sjellë ndryshim. Nga bashkëpunimi për ngritjen e Observatorit të Femicidit, te kërkesa jonë për një Komisioner për Barazinë Gjinore, Avokati i Popullit mbetet i përkushtuar ndaj një të ardhmeje ku drejtësia nuk është privilegj, barazia nuk është përjashtim, dhe çdo grua e vajzë jeton e mbrojtur, me dinjitet e pa frikë.”