21 Shkurt 2023
Avokati I Popullit Përshëndet Ditën Ndërkombëtare Të Gjuhës Amtare
Dita ndërkombëtare e Gjuhës amtare është një ditë që kremton përpjekjet e çdo kombi për ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës së vet dhe të drejtën e gjithkujt për të folur e për t’u arsimuar në këtë gjuhë.
Ndërsa i vlerëson përpjekjet e qytetarëve shqiptarë në mbrojtjen e gjuhës së tyre kombëtare, shqipes, Avokati i Popullit po ashtu inkurajon edhe grupet e tjera etnike të pakicave kombëtare që të ushqejnë kultivimin e gjuhëve të tyre si dhe u bën thirrje autoriteteve që t’i përkrahin këto pakica në këtë synim.
Gjuha amtare nuk mund të zgjidhet nga askush por shtetet kanë detyrë t’u ofrojnë të gjithë anëtarëve që e përbëjnë shtetin, mundësi të njëjta e të kuptueshme në atë gjuhë që ata flasin.