Ap Shënjon Ditën Botërore Të Rinisë
Në Ditën Botërore të Rinisë, kemi një mundësi të veçantë për të reflektuar mbi vendin kyç që rinia zë në shoqërinë tonë. Kjo ditë na kujton rëndësinë e investimit tek të rinjtë tanë, duke u siguruar atyre mjetet dhe mundësitë për të qenë pjesëmarrës aktiv në proceset shoqërore.
Rinia përbën një burim të pashtershëm energjie dhe inovacioni! Të rinjtë janë shtylla e përparimit dhe zhvillimit, dhe mbështetja ndaj tyre nuk është vetëm një detyrë morale, por edhe një investim strategjik për të ardhmen e vendit tonë. Prandaj, është thelbësore që çdo vendim dhe politikë që miratohet të ketë në qendër të saj mirëqenien, zhvillimin dhe fuqizimin e rinisë.
Avokati i Popullit mbetet i përkushtuar në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të të rinjve. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë zbatimin e të drejtave të tyre, duke garantuar që të rinjtë të kenë qasje të barabartë në arsim, punësim dhe pjesëmarrje në jetën publike.
Në këtë ditë, Avokati i Popullit i bëj thirrje të gjitha institucioneve publike dhe private, si dhe shoqërisë civile, të punojnë së bashku për të mbështetur dhe fuqizuar të rinjtë tanë, duke i njohur ata si partnerë të barabartë në zhvillimin e shoqërisë.
Rinia është forca e së nesërmes!