21 Mars 2025

Ap Në Ditën Botërore Të Sindromë Down: Përfshirja Nuk Është Vetëm Një Mesazh, Por Një Angazhim I Përditshëm


AP në Ditën Botërore të Sindromë Down: Përfshirja nuk është vetëm një mesazh, por një angazhim i përditshëm

Shumë data festohen, shumë kauza kujtohen, por sa ka ndryshuar realiteti për ata që i prekin këto çështje?

Sot, në Ditën Botërore të Personave me Sindromën Down, nuk mjafton vetëm të flasim për përfshirjen dhe pranimin. Duhet të pyesim veten: A kemi krijuar një shoqëri ku ata dhe familjet e tyre të mos ndihen të përjashtuar? A kanë ata mundësitë, mbështetjen dhe hapësirën që u takon?

Institucioni i Avokatit të Popullit vijon të mbrojë të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, duke kërkuar zbatimin e plotë të parimeve të barazisë dhe përfshirjes. Respektimi i dinjitetit dhe të drejtave të tyre nuk është vetëm një detyrim ligjor, por një tregues i vërtetë i përparimit tonë si shoqëri.

Le të mos mbetemi vetëm tek simbolika e një dite. Përfshirja nuk është vetëm një mesazh, por një angazhim i përditshëm!