27 Qershor 2022
U Zhvillua Tryeza Konsultative Dhe Prezantuese E Studimit Mbi Ndihmën Ekonomike
Avokati i Popullit në bashkëpunim me Komisionerin për mbrojtjen nga Diskriminimi, UNDP dhe Ambasadën e Austrisë organizoi sot një tryezë ku u trajtua raporti i konsultimit mbi studimin “Vlerësim mbi qasjen dhe përdorimin familjar të transfertave të mbrojtjes sociale”
https://www.undp.org/.../Vler%C3%ABsim%20mbi%20qasjen...
Në takim merrnin pjesë përfaqësues të institucioneve të sipërpërmendura si dhe të tjerë nga Kuvendi i Shqipërisë, qeveria, shoqëria civile etj.
Raporti u përpilua nga një grup ekspertësh dhe përmban edhe një sërë rekomandimesh për përmirësimin e legjislacionit dhe praktikave në lidhje me ndihmën ekonomike ndaj shtresave vulnerabël.