8 Mars 2025

8 Marsi, Mesazhi I Avokates Se Popullit: Sfidat Për Barazi Të Pranishme, Kërkojnë Adresim Të Shpejtë


8 Marsi, mesazhi i Avokates se Popullit: Sfidat për barazi të pranishme, kërkojnë adresim të shpejtë

Pas dekadash përpjekjesh, në vitin 1977, Kombet e Bashkuara e shpallën zyrtarisht 8 Marsin si Ditën Ndërkombëtare të Gruas, duke formalizuar një rrugëtim që vijon ende sot dhe që synon të vendosë në qendër të angazhimeve globale luftën kundër pabarazive dhe diskriminimit gjinor, sfida këto që vazhdojnë të jenë të pranishme.

Edhe në Shqipëri, gratë kanë pasur dhe vijojnë të kenë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e shoqërisë, duke sfiduar normat dhe kufizimet e vendosura ndaj tyre. Ato kanë kontribuar në shumë aspekte të jetës, nga arsimi, politika, ekonomia dhe më gjerë. Megjithatë, sfidat për barazi vazhdojnë të jenë të pranishme në shoqërinë tonë dhe kërkojnë adresim të shpejtë, veçanërisht për ato gra që përballen me dhunë, padrejtësi apo kufizime.

8 Marsi, më shumë se një ditë feste, është një thirrje për të sensibilizuar shoqërinë dhe për të kujtuar se ende ka shumë punë për të bërë për avancimin e axhendës së gruas në Shqipëri. Është një thirrje që çdo grua të ecë përpara pa frikë, që çdo vajzë të ëndërrojë pa kufizime!

Gëzuar 8 Marsin! Le të jetë kjo ditë një premtim për një të ardhme më të drejtë, më të barabartë dhe më të sigurt për gratë dhe vajzat!