24 Qershor 2025
25 Vjetori I Ap, Hapet Ekspozita “Të Drejtat Në Rrjedhën E Kohës – Shqipëria Në Pasqyrën E Kujtesës”

Me rastin e 25-vjetorit të krijimit të Institucionit të Avokatit të Popullit, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjitshme të Arkivave u organizua ekspozita dokumentare me titull:
“Të Drejtat në Rrjedhën e Kohës – Shqipëria në Pasqyrën e Kujtesës”
Eventi solli në vëmendje zhvillimet historike të të drejtave të njeriut në Shqipëri përmes dokumenteve arkivore, duke përfshirë akte ligjore, korrespondencë shtetërore dhe materiale të kujtesës kolektive që dëshmojnë për marrëdhënien qytetar–shtet ndër vite.
Nga viti 1921 deri në fund të viteve ’90, ekspozita ndaloi në momente kyçe:
- mbrojtjen e minoriteteve,
- të drejtat e grave,
- dënimet politike dhe internimet,
- ndalimin e fesë,
- përmbysjen e diktaturës,
- dhe hapat e parë drejt institucioneve demokratike.
Kjo ekspozitë pasqyron një pjesë të përpjekjeve për emancipim shoqëror dhe sfidat e mbrojtjes së lirive në periudha të ndryshme sistemore.